Site icon PrishtinaPress

Gazeta amerikane shkruan për rihapjen e hetimeve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit

Gjatë ditës së sotme është publikuar raporti i Institutit Zviceran të Mjëkësisë Ligjore lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, shkruan Indeksonline.

Në lidhje me këtë ka shkruar edhe gazeta e famshme amerikane “New York Times”.

Aty shkruhet se prokurorët në Kosovë thonë se do të rifillojnë hetimin për vdekjen e një aktivisti politik, i cili vdiq disa muaj pasi u arrestuan për dyshimet e përfshirjes së tij në një sulm me granata në Parlament.

Poashtu përmendet edhe raporti zvicren, në të cilin thuhet vdekja e Astrit Deharit ka ngjarë të jetë një vrasje, e jo vetëvrasje.

Më tutje New York Times shkruan se ai u gjet i vdekur në nëntor të vitit 2016, derisa ishte në paraburgim.

Arrestimi i Astrit Deharit dhe pesë anëtarëve të atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan për sulmin e 4 gushtit 2016 i cili shkaktoi vetëm dëme materiale por pa viktima, shkruan NYT.

Exit mobile version