1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Gazeta amerikane boton shkrim të ashpër ndaj Kurtit

Gazeta e famshme amerikane The Brunswick News ka botuar një shkrim në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe se si kjo ka çuar në një “mbytje tmerruese” të lirisë së shprehjes.

Të fyesh gazetarët në Kosovë është bërë tashmë një normalitet i ri. Kjo u nxit jo më larg se javën e kaluar madje edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, që etiketoi dy gazetarë kosovarë – Berat Buzhalën dhe Xhelal Sveçlën – derisa po fliste për “luftën hibride serbe”.

E për mbytjen e lirisë së shprehjes në Kosovë ka shkruar edhe Duggan Flanakin për gazetën amerikane The Brunswick News.

Artikulli i tij është titulluar: “Komentim: Tensionet në Kosovë mes shqiptarëve dhe serbëve kanë çuar në një mbytje tmerruese të fjalës së lirë”.

Aty përmendet se si veprimet e kryeministrit Albin Kurti janë dënuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Madje, Flanakin shkruan edhe për ardhjen e presidentit amerikan Bill Clinton me shpresën për të ndikuar në qetësimin e situatës.

“Brengat e tyre të përbashkëta, dhe rezistenca e serbëve etnikë, deri tash nuk i ka kthyer mendjen kryeministrit. Përkundrazi, Kurti ka përdorur agjencitë shtetërore në përpjekje për të sulmuar mediat që po raportonin për krizën,” – shkruhet mes rreshtash në artikull.

Artikulli përmend po ashtu edhe pezullimin çertifikatës së biznesit për Klan Kosovën. Aty përmendet se si kompania që ka në pronësi këtë televizion ka bashkëpunim edhe me kompani të mëdha si Sony, Paramount e NBC Universal.

“Veprimi i kësaj qeverie është njollë në pretendimin e Kosovës që të jetë shtet demokratik.” – shkruan tutje ky artikull i përgatitur nga Duggan Flanakin.

“Është e lehtë për shqiptarët tash në shumicë (në Kosovë) që të provojnë ta përdorin momentin për ta paraqitur poentën e tyre. Por gjëja e vërtetë që duhet bërë ështtë të ndalet ky budallallëk,” – shtoi Bill Clinton. Ai “budallallëk” sigurisht që përfshin edhe veprimet armiqësore të ndërmarra kundër rrjetit kabllor më popullor të shtetit.” – shkruhet tutje.

Kujtojmë se veprimet e Qeverisë ndaj Klan Kosovës janë kritikuar edhe nga shoqatat ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave të lira.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img