Site icon PrishtinaPress

Gaza: 18 mijë e 205 të vrarë, 49 mijë e 645 të plagosur

Ministria e Shëndetësisë tha se 18 mijë e 205 njerëz janë vrarë dhe 49 mijë e 645 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori.

Ajo gjithashtu deklaroi se gjatë orëve të fundit, ushtria izraelite kreu 19 “masakra të tmerrshme” në lagje banimi dhe strehimore.

Sulmet e ushtrisë izraelite kanë nxjerrë jashtë shërbimit 22 spitale dhe 46 qendra të kujdesit parësor, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Forcat izraelite vazhdojnë të arrestojnë 36 profesionistë mjekësorë, përfshirë Muhammad Abu Salmiya, drejtorin e spitalit al-Shifa.

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Gaza ka parë 325 mijë raste të sëmundjeve infektive.

Ushtria izraelite përveç këtyre vazhdon të rrethojë spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës.

Exit mobile version