Gennaro Gattuso ka folur para ndeshjes së nesërme në Evropa Ligë.
Milani do të përballet me Olympiakosin, ndërsa Gattuso ka thënë se vetëm Mattia Caldara nuk është i gatshëm.
“Do të bëjmë disa ndryshime për ndeshjen e nesërme”, tha fillimisht Gattuso, përcjell “lajmi.net”.
“Vetëm Mattia Caldara nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme, por që ne duhet t’i bëjë disa ndryshime, jo sa në ndeshjen ndaj Dudelange”.
“Higuain ndihet mirë, ndërsa Cutrone është duke hasur në disa probleme. Caldara shpresoj të kthehet pas ndeshje ndërkombëtare, por që jemi në rregull”, ka thënë më tej trajneri i Milanit.