Gennaro Gattuso beson se skuadra e tij do të kualifikohet për në grupet e Ligës së Kampionëve.
Në konferencën për media para ndeshjes së fundit në kampionat ndaj SPAL-it, trajneri i “Rossonerëve”, Gattuso, ka folur për situatën rreth klubit që ai drejton.
“Pavarësisht çfarë ndodh pas takimit ndaj SPAL-it, nuk ka qenë obligim kualifikimi në Ligën e Kampionëve, mua më është kërkuar që të tentoj të kualifikohem dhe pikërisht atë jemi duke e bërë, pasi kemi shumë gjasa për vendin e katërt”, ka thënë trajneri Gattuso, transmeton “Sporti në KTV”.
41-vjeçari ka potencuar se skuadra duhet të fitojë ndaj SPAL-it dhe të shikojë se çfarë do të ndodh më pas.
Gattuso shpreson se edhe në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ai do të mbetet trajner i Milanit.