9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Gati të fluturoj”: Shoferi bie në radar, i merret patenta dhe merr një gjobë të majme

Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik, ka identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetin e tij, ku ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim)  sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 126 km/h.

Me këto veprim ai ka  rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor, vlerëson policia.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj  kundërvajtësit  ka shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img