1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Gati gjithë investimi i vitit 2022 në Trust ka humbur”, Tahiri i drejtohet Kurtit: A keni fije turpi?

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nga pasqyrat individuale të Trustit Pensional, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë një pyetje për kryeministrin Kurti.

“A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?” ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se e kanë helmuar popllin me pallavra dhe tema koti, ndërsa ekonomia është para bankrotit.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur.

Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?

E keni ‘helmu’ popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma!

Boll Ma!!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img