Përfaqësues të gastronomëve të Kosovës kanë diskutuar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me masat e reja kundër përhapjes së Covid-19. Thonë se janë të mirëkuptueshëm për situatën, por se kanë disa kërkesa.
Dekor Sahiti, përfaqësues i gastronomëve thotë se kanë kërkuar që orari i punës të jetë deri në orën 23:00.
‘Ka qenë kërkesa kryesore që sa më shpejt të bëhet e domosdoshme që njerëzit që janë të vaksinuar me i lanë me u fut në lokale, e pa vaksina mos me i lanë me u fut brenda”, tha ai në T7.
Ndërkohë Ardian Hoxha ka shpjeguar kërkesat tjera.
“Duhet që për këtë dëm financiar që po na shkaktohet neve që të paktën mos të na japin pare por të paktën të na lirojnë nga tatimet edhe për këtë periudhë që kemi punuar tash por edhe për 2-3 vitet e ardhshme’, tha Hoxha.
“Na kemi paguar qira edhe sa kemi qenë mbyllë”, shtoi ai.
Ai tha se do të kërkojnë takim me ministrin Hekuran Murati, për t’i kërkuar që këtë çështje ta marrë më seriozisht.
Thanë se nuk besojnë se ‘ka me ardhur puna me protestu sepse ne nuk po kërkojmë diçka të jashtëzakonshme”