Site icon PrishtinaPress

Gashi:Agjencia i Inteligjencës në Serbi po merr informacione nga persona që jetojnë në Kosovë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, ka thënë se Agjencioni i Inteligjencës së Serbisë është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz që jetojnë këtu.

Ai është deklaruar kështu pasi u shfaq një grafikon të cilin e ka publikuar BIA në të cilin janë zyrat e pikave të OVL UÇK-së në Kosovë.

“Kjo realisht tregon një përqendrim të aktiviteteve që zhvillon Agjencioni i Inteligjencës më tepër për opinionin e brendshëm, për faktin se ky agjencion vepron dhe punon mbështetur në inteligjencën humane, ku Serbia realisht ka qasje dhe mundësi të marrë informacione nga terreni përmes njerëzve që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se aktivitetit të këtyre agjencioneve të inteligjencës  janë për të mbuluar dështimet në rrafshin ushtarak dhe diplomatik.

“Aktivitetet e tilla në rrafshin tradicional Serbia gjithmonë i ka zhvilluar, fatkeqësisht është njëri prej agjencioneve nuk ka pësuar reformë që nga themelimi i saj në aspektin veprues dhe strukturor, por në rrethana të caktuara kohore ajo është mbështetur te aktiviteti dhe aktivitetet të drejtpërdrejta të këtij agjencioni, i cili në aspektin operativ zhvillon aktivitete brenda dhe jashtë Serbisë, ose nëse mund të përkufizohet edhe veprime operative sulmuese ku target është territori i Republikës së Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës”, ka thënë Gashi për Klan Kosova.

Exit mobile version