Site icon PrishtinaPress

Gashi: Thaçi e Veseli të ftohen nga prokurori i rastit “Syri i Popullit”

Sot janë shpallur fajtorë të akuzuarit për rastin “Syri i Popullit”, e kjo ka nxitur deklarata nga PDK që kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e kanë krijuar këtë grup, e Lëvizja Vetëvendosje që ka bërë kallëzim penal për këto deklarata.

Avokati Tomë Gashi, deklaroi se nuk ka ndonjë mundësi që Kadri Veseli e Hashim Thaçi të dinë se “Syri i Popullit” ka qenë krahu i armatosur i Vetëvendosjes.

Po të ishte kështu sipas Gashit, sot vendimin maksimal për veprimtari terroriste është dashur ta marrë Albin Kurti, e një vendim të ngjashëm me të edhe Glauk Konjufca.

“Meqenëse ata nuk janë ftu as në cilësinë e dëshmitarëve, dhe meqenëse janë aludime të kota, por problemi është se nuk po i thonë këto te Learti [RTV21], por para gjyqtarëve”, ka deklaruar Gashi, në emisionin Click të rTV21.

Sipas tij prokurori i këtij rasti, Sylë Hoxha, ka obligim që t’i ftojë edhe Hashim Thaçin e edhe Kadri Veselin që ata t’i japin sqarimet se pse ata paskan dijeni që ky grup janë krah i armatosur i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi thekson se “nëse ata nuk e bindin prokurorin se me të vërtetë Lëvizja Vetëvendosje qenka e tillë, saqë ka edhe ushtarë të tillë që vrasin, prejnë e grijnë në emër të tyre, atëherë vepra penale e tyre është e vërtetuar në bazë të kallëzimit penal të Albin Kurtit”.

Exit mobile version