Site icon PrishtinaPress

Gashi: Teatri është pjesë e pandashme e Kurtit

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar çasjen e kryeministrit Albin Kurti sot në Bruksel duke thënë se takimin me presidentin Vuçiq është dashur ta refuzoj paraprakisht.

Sipas tij, “teatri është pjesë e pandashme e Kurtit”.

“Teatri është pjesë e pandashme e Kurtit, I vetmi në realitet që e zotëron. Është vendim që është dashtë ta marrë në Prishtinë, mos ta qet Borrellin dhe BE-në në këtë situatë, ka mujt me thënë që nuk vi, kur ka qenë Lajcaku këtu”, tha ai në “Debat Plus”.

Madje, sipas Gashit, kreu i qeverisë së Kosovës shpeshherë e ngatërron Serbinë me Bashkimin Evropian.

“Më duket Kurti e përzien Serbinë me BE-në, mos me folë me Serbinë është legjitime dhe mos me fol me BE dhe Amerikën është diçka tjetër. Tradicionalisht, ne nuk kemi negociu me Serbinë. Herën e parë në negociatat në 2005, kur kam qenë pjesë, s’kemi folë me Serbinë por me Perëndimin”, tha ai.

Exit mobile version