2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Sot kemi Asociacion, sanksione dhe persona të vdekur që kanë besuar në kauzat e rrejshme të Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për dialogun me Serbinë dhe ku kryeministri Albin Kurti po raporton për takimet në Bruksel.

Gashi ka thënë se ideja e Kurtit se s’duhet dialog me Serbinë pa kërkuar falje dhe pa kthim të të pagjeturve, sipas tij ka degjeneruar në pikën ku thotë se për normalizim të Kosovës duhet të flasim me Serbinë.

“Pra ideja për normalizimi është krijimi i Asociacionit me kompetenca të autonomisë dhe në fund thotë se nuk e kam pranu unë sepse s’e ka nënshkrua Serbia. Për me i ikë kësaj fillon flet për ngjarje. Ngjarja e 2013, 2015, Ohri në pranverë, por s’flet për fakte. Dhe faktet janë, se kur duhet me e mbrojtë veten për Ohër e Bruksel, thotë se e bëra atë marrëveshje mbi partneritetin me ndërkombëtar, mbi letrën e Mogherinit dhe mbi vendimin për të shkuar Asociacioni në Kushtetuese. I pranon këto fakte, ndërsa persona që i kanë krijuar këto fakte i quan tradhtarë. Personi tradhtar, ndërsa pasojat pozitive. Ky denigron njerëz dhe ka shkaktu pasoja. Pasoja është që edhe kemi Asociacion, edhe sanksione, edhe kemi persona të vdekur që kanë besuar në kauzat e tij të rrejshme. Kjo është pasoja që ky e prodhon me politikën e tij”, ka thënë Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img