4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Serbia po nxit konflikt mes shqiptarëve, këtë luftë të saj e mori nën udhëheqje Sveçla

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar ashpër deklaratën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili  si “luftë hibride” të presidentit serb Vuçiq e ka cilësuar publikimin e audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV’s, Mimoza Kusari-Lilës me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe protestën e paralajmëruar të veteranëve të UÇK’së, pasi s’u përfshinë në Ligjin për Pagën Minimale. 

Gashi tha se Serbia po i bën luftë hibride Kosovës dhe tha se këtë luftë e mori nën udhëheqje Sveçla. Kjo luftë e Serbisë ndaj Kosovës, sipas Gashit, është futja në konflikt të shqiptarëve mes vete.

“Serbia po i bën lufte hibride Kosoves. Kete lufte sot e morri nen udheheqje Ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla, qe ne baze te pozites duhej te ishte ne funksion te kundert. Lufta Hibride e Serbise sot eshte futja e shqiptareve ne konflikt e ballafaqim me njeri- tjetrin. Ministri i Brendshem sot nxiti nje dyluftim te tille. Pushteti qe e ka fuqine e forcen, pushteti normal, nuk perdor gjuhe me te rende e me kercenuese sesa individet e as grupet e interesit qe nuk jane te veshur me pushtet e as me fuqi. Pushteti i mençur nuk nxit konflikte, por i pamundeson dhe zgjidh ato. Jemi rrethuar me njerez te cmendur fatkeqesisht!”, ka shkruar Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img