Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi mbajti fjalimin e tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Ai është shprehur se Republika e Kosovës është një storie suksesi kombëtare e ndërkombëtare.
Gashi tha se me përkrahjen e miqve kemi arritur të ndërtojmë një demokraci, siç u shpreh ai, të qëndrueshme.
“Republika e Kosovës është një storie suksesi kombëtare e ndërkombëtare, edhe pse jemi një shtet i ri, me përkrahjen e miqve tanë, ne kemi arritur të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme, me institucione funksionale, konkurrente për rajonin”, u shpreh ai./Prishtinapress/