4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Qeverisë Kurti po i vjen fundi, në shtator duhet të shpallen zgjedhjet e rregullta

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se qeverisë Kurti po i vjen fundi.

Sipas tij, zgjedhjet e rregullta duhet të shpallen më së largu në fund të shtatorit.

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se Qeverisë së Kosovës në pushtet po i afrohet fundi.

“Jemi në një fazë delikate në të cilën po kalon vendi, maksimumi i mundshëm kur Kurti do të jetë në pushtet është fundi i këtij viti. Zgjedhjet do të duhet të shpallen në fund të shtatorit, e të mbahen diku kah janari (2025), ky është kalendari i rregullt zgjedhor. Tashmë ka filluar numërimi mrapsht, po i afrohet fundi kësaj qeverisje dhe kur ne i kthehemi qytetarëve prapë”, tha ai.

Ai foli edhe për seancën e së enjtes thirrur nga PDK-ja, për çmimin e rrymës.

“Po fillon sesioni pranveror po si duket po fillon prapë një vështirësi, me një seancë të jashtëzakonshme lidhur me çmimet e larta të energjisë elektrike. Do të diskutohet pse kto fatura kaq të fryra. Njëjtën kohë vazhdojmë të kemi shqetësimin e njëjtë nga LVV për të bllokuar Komisionin për rezverat shtetërore” u shpreh Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img