-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk janë njoftuar për mbajtjen e kësaj seance

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se as Qeveria e Kosovës dhe as Ministria e Shëndetësisë (MSh), nuk janë njoftuar për mbajtjen e seancës, ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Gashi tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është kërkuar që të mbahet një seancë për menaxhimin e pandemisë, COVID-19 dhe të konsultohen Qeveria e Kosovës si dhe Ministria e Shëndetësisë (MSh), e cila sipas tij nuk ka ndodhur.

Ai theksoi se prezenca e Qeverisë dhe e Ministrisë së Shëndetësisë në seancën e Kuvendit të Kosovës është vetëm nga vullneti i mirë.

“Kjo seancë është thirr dhe vendosur në lajthitje. Në mbledhjen e kryesisë kemi biseduar gjatë për këtë seancë, ku është kërkuar nga anëtarja e kryesisë që të debatohet për çështjen e menaxhimit të pandemisë. Është konstatuar që për të pas seancë duhet patjetër të ketë ftues, dhe në fund kemi arrit në një konkluzion, që kemi vullnet të mbajmë seancë për menaxhimin e pandemisë, por paraprakisht të konsultohet ministria dhe qeveria. Por kjo nuk ka ndodh, sepse mirëbesimi i dhënë në kryesi nuk është respektuar. Ta bëjmë formale dhe ta nënshkruajmë, le ta dinë dhe qeveria e ministri se asnjëri nga ta nuk janë njoftuar për këtë seancë dhe as qëllimin e saj. Nuk është respektuar mirëbesimi për qeverinë e ministrinë. Letrën që e keni dërguar me atë që keni lexuar sot në Kuvend është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img