Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka pritur gjeneratën e dytë të programit për diplomaci qytetare.
Gashi tha se ky program, duke pasur parasysh gjeneratën e parë, ka rezultuar të jetë një mundësi e mirë që të rinjtë kosovarë në disaporë të rilidhen me Kosovën, duke sjellë përvojen dhe praktikat e tyre.
“Prandaj, duke parë rëndësinë e këtij programi, znj. Gashi tha se ndihet mjaft e lumtur që këtë vit numri i anëtarëve të programit është rritur në 25 veta, nga 11 shtete, të cilët do të angazhohen edhe në ministritë e tjera të linjës. Kështu, do të rritet edhe mundësia e krijimit të lidhjeve të reja me shtetet prej nga vijnë këta profesionistë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Më tej, e dyta e MPJD-së u tha atyre se një program i tillë do t’u mundësojë angazhimin e drejtpërdrejtë në institucionet e Kosovës dhe do ta forcojnë lidhjen e tyre me vendin.