1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gashi për rastin e Valon Sylës: Po të sulmohej një prokuror nga tre persona, a do të quhej lëndim i lehtë

Avokati Tomë Gashi i ka reaguar Prokurorisë lidhur me kualifikimin që i ka bërë rastit së sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Rasti ndaj Sylës është kualifikuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas Gashit, ky rast s’mund të kualifikohet si lëndim i lehtë dhe se ky kualifikim është më i rëndë se sulmi. Ai ka pyetur nëse Prokuroria do ta kualifikonte kështu rastin, nëse tre persona do ta sulmonin një prokuror.

Gashi ka shtuar se me cilësime të tilla, sulmuesit po inkurajohen.

“Vec paramendone tre persona me e sulmu nje prokuror per shkak se nuk iu pelqen ndonje vendim i tij, a do ta kualifikonte prokuroria si ‘lendim te lehte trupor’?!  Valoni eshte sulmuar nga tre persona vetem per shkak te opinioneve te tij. Ne nje shtet ligjor kjo nuk do te duhej te ndodhte kurre, e nese ndodhe nuk mund te klasifikohet si lendim i lehte!”, ka shkruar Gashi.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë.

Gazeta Express mësoi se sulmuesit e ndoqën gazetarin Valon Syla nga objekti i T7 deri te lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë, ku më pas e sulmuan.

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img