-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gashi për librat shkollorë: Qeveria po godet shtresën më në nevojë të popullatës

Plani i ministrisë së Arsimit që paratë për blerjen e librave për vitin e ri shkollor t’ua transferojë drejtpërdrejt prindërve përmes platformës e-Kosova, nëse veç realizohet, atëherë mund t’i prekë mijëra familje që jetojnë në kushte të mjerueshme në Kosovë.

Për këto zhvillime, analisti Astrit Gashi tha se lajmi është se nga ky vit nuk ka libra falas për të gjithë, posaçërisht jo për ata qytetarë të Kosovës që jetojnë në kushte jo të mira financiare që mund të mos kenë para për të blerë librat.

Përveç kësaj, ai tha se të njëjtit kanë edhe mundësi më të vogla për të aplikuar për riimbursim.

“Librat jane falas, ndonese me cmim te pakices paguhen me shtrejte, per ata nga shtresa e mesme dhe e pasur, qe kane mundesi me i ble librat se pari, dhe pastaj edhe kane “literacy” e vullnet me apliku per riimbursim”, shkroi ai në Facebook.

“Cmimi i librit nuk po bie, nuk po sigurohet barabaresi ne qasje, dhe nuk po goditen bizneset aq sa po pretendohet nga Qeveria ( le te ju kapen pa i prek nxenesit), por po goditen shtresa me ne nevoje e popullates dhe vet sistemi arsimor. E majte e shkuar per lesh, i thone kesaj!”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img