12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Pensionistët janë kategoria më e përbuzur, Qeveria po na injoron në mënyrën me banale

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në Ligjin për pensionet, duke u mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontribut pagues.

E kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Kosovës Nijazi Gashi në një intervistë për “Indeksonline” thotë se edhe pse i vonuar ky është një hap pozitiv. Por ka frikë se miratimi në Kuvend do të vonohet.

“Mund ta vlerësoj si një hap pozitiv drejtë zgjidhjes së çështjes të problemeve të shumta që i kanë kategoria e moshës së tretë , të pensionistëve. Por më mirë vonë se hiq. Edhe pse u është marrë një e drejtë në kontinuitet disa vite të pensionuarve.  Është mirë që është bërë dhe tash pritet me pa se qysh do të reflektoj Qeveria më tutje. Sepse ky është vetëm një hap, sepse duhet me u miratu në Kuvend”, tha ai.

Por Gashi nuk kursen kritikat në adresë të Qeverisë. Ai pohon se Qeveria po vazhdon të abuzojë me çështjen e  pensionistëve  dhe se me qasjen që ka,  nuk do që ta zgjidh çështjen e pensioneve.

“Është abuzuar me këtë çështje për pensionistët. Që 24 vite pensionistët janë të penalizuar padrejtësisht. Kjo çështje që është zgjidh përmes Gjykatës Kushtetuese është vetëm 1/10 e shkeljeve që Qeveria ua bënë pensionistëve të Kosovës në kontinuitet, përmes këtij ligji aktual për skemat pensionale. Çështja e pensioneve nuk është e zgjidhur dhe nuk ka me u zgjidh në mënyrën qysh Qeveria po i qaset këtij problemi . Qeveria nuk po do me zgjidh çështjen e pensioneve. Pensionet zgjidhen përmes themelimit të fondit të sigurimeve pensionale”, tha ai.

Ndërsa tha se Qeveria aktuale nuk po e pranon kërkesën e tyre, për të qenë pjesë e ekipeve në hartimin e Draft Ligjit të ri. Gashi pohon se ka një mori abuzime që po u bëhen pensionistëve,  si kategorizimi i pensioneve, ku nuk janë përfshirë titujt akademik.  Si shkelje tjetër ai përmend dhe mos kompensimin e pensioneve në bazë të inflacionit që ndodh çdo vit. Sipas tij  edhe pse Qeveria e ka obligim të bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit çdo vit dhe në bazë të mundësive materiale t’i ngris pensionet, këtë nuk e ka bërë asnjëherë.

Gashi madje thotë se pensionistët mbeten kategoria më e përbuzur dhe abuzuar nga institucionet.

“Jemi kategoria më e përbuzur dhe më e abuzuar nga shoqëria. Po them nga shoqëria, sepse përfaqësuesit e shoqërisë sonë është Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. Jemi kategoria me të cilën qeveria dhe shoqëria jonë po abuzon më së shumti. Por është për tu shqetësuar se kjo Qeveri në mënyrë kategorike është duke e anashkaluar dhe injoruar tërë shoqërinë civile në Kosovë, pjesë e të cilës jemi dhe ne pensionistët dhe jemi një kategori që meritojmë respekt dhe mirësjellje më njerëzore ndaj neve. Sepse nuk kemi nejt gjenerata jonë në kokërr të shpinës dhe me i gëzu tani të mirat e lirisë. Përkundrazi kemi kontribuuar shumë dhe kjo liri që po e gëzojmë ..Kurse sot injorohemi në mënyrën me banale të mundshme nga Qeveritë tona, e sidomos nga kjo Qeveri’, tha ai.

Gashi po ashtu tha se është injoruar nga kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca e ministri Murati. Sipas tij me gjithë se disa herë ka bërë kërkesë për takim, ka qenë i pamundur takimi i tij me ministrin Hekuran Murati, krye parlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët nuk e kanë pranuar në takim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img