2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Gashi paralajmëron padi për Lëvizjen FOL, thotë se ia shtuan më shumë se një milionë euro në pasurinë e tij

Lëvizja FOL ka publikuar sot një raport me shumë të pavërteta rreth pasurisë së zëvendëskryeministrit/ministrit të Diasporës Dardan Gashi.

Në platformën e krahasimit të pasurisë për zyrtarë publik për vitet 2010-2019 kjo organizatë qëllimisht ose jo, ka shtuar më shumë se një milionë euro në pasurinë e ministrit Gashi.

Për këtë gjë zëvendëskryeministri Gashi do të padis organizatën në fjalë.

Gjeni më poshtë të plotë reagimin e ministrit Gashi.

Lëvizja FOL në publikim që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se një milion euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet.

Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogëluar në tre vitet e fundit.

FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj.

Por siq mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërë në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër.

Unë kam deklaruar dy lloj letra me vlerë në Agjencinë Anti Korrupsion në vitin 2015 me këto vlera: Njëra  15.00 dhe tjetra 145.00.

Ndërsa Lëvizja FOL në publikim e saj këtyre letrave u ka rritur vlerën për më shumë se 1 ml.

Vlerat te ky publikim figurojnë 1.576.007.00

Personalisht do marr të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe padi, për pavertëtsinë e këtij dokumenti.

Me respekt,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img