2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Pagat e mësuesve të rriten deri në 750 euro, por të bëhet edhe Vetingu në arsim

Analisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se pagat e mësuesve duhet të rriten deri në 750 euro.

Ai ka thënë se paralel me rritjen e pagave për mësimdhënësit duhet të bëhet edhe Vetingu në arsim.

“Jo 100 euro, duhet 50% rritje, duhet me pasë rroga deri në 750 euro, por paralel me këtë duhet me u bë vetting në arsim”, ka thënë Gashi në Pressing.

Gashi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij, kërcënon arsimtarët vetëm kur çohen në greva.

“Jo sikur po bën kryeministri Kurti, tu i kërcënu vec kur po mbajnë greve. Qe dy vjet e ke pushtetin, qe dy vjet po i bje që s’ke bo kurgjo”, ka theksuar ai.

Sipas Gashit, pas krizave të viteve të fundit, sidomos pandemisë e inflacionit të çmimeve, pagat në arsim duhet të rriten për t’iu përshtatur realitetit të ri ekonomik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img