3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Masakra e Reçakut, ishte ndër ngjarjet më të dhimbshme të Luftës së Kosovës

Shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së në Prishtinë, Bahri Gashi, ka përkujtuar Masakrën e Recakut.

Gashi tha se Masakra e Reçakut, ishte ndër ngjarjet më të dhimbshme të Luftës së Kosovës, njofton PrishtinaPress.

Ai gjithashtu rikujtoi kohën kur Ambasadori William Walker reagoi ndaj masakrës së Recakut pas vizitës së tij në vendin e ngjarjes.

“Fati jonë e deshi që në krye të Misionit të OSBE-së ishte në atë kohë Ambasadori William Walker, një njeri i drejtë dhe qëllimirë, që vizitoi vendin e ngjarjes dhe sipas deklaratës së tij ai u tmerrua nga ajo që pa aty dhe deklaroi: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”. Kjo deklaratë dhe puna e palodhshme e Ambasadorit Walker, dhe vullneti i tij për të përkrahë Kosovën përfundimisht i sqaroj vendimarrësit, që edhe u bënë Aleatë tanë edhe me të afërt shum shpejt, se në Kosovë Serbia po kryen Gjenocid ndaj Popullit të Kosovës, dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është duke luftuar për mbrojtjen e popullsisë dhe atdheut.”

Postimi i plote:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img