Site icon PrishtinaPress

Gashi-Lladrovcit: Ramiz, presioni ndaj meje nuk mund të më detyrojë të lëshoj Kosovën!

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka ngritur padi ndaj asamblistit, Petrit Gashi.

Sipas Lladrovcit, Gashi ka shpifur duke thënë se i ka bërë presion për largim nga vendi i punës një punëtore në komunën e Drenasit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i asambleistit Petrit Gashi. Gashi ka thënë se presioni i Lladrovcit nuk mund ta detyrojë të lëshoj Kosovën, ngase qytetarët e Drenasit nuk mund t’i lë nën sundimin autokratik të Lladrovcit!

Për më tepër lexojeni pa ndërhyrje postimin e Petrit Gashit:

RAMIZ, PRESIONI NDAJ MEJE NUK MUND TË MË DETYROJ TË LËSHOJ KOSOVËN, SEPSE QYTETARET E DRENASIT NUK MUND TI LË NË NJË SUNDIM AUTOKRATIK TËNDIN POR DO JAM NË MBROJTJE TË TYRE

Para së më hy të padia e radhës kundër meje, të bërë ditë më parë por të publikuar sot, sepse nga frika e reagimit qytetare në vende publike ku ai detyrohej të shkonte këto ditë nuk ishte në gjendje që ditën e padisë ta publikonte, me duhet të thamë Ramiz, se presioni ndaj meje nuk do të këtë efekt që unë ta lëshoj Kosovën ashtu siç kanë bërë mijëra e mijëra qytetar. Pra jo që se kam menduar ndonjëherë ikjen nga Kosova si rezultat i kushteve të renda ekonomike që i keni shkaktuar ju me shokët tuaj, madje për këtë kam pas bërë edhe termin në ambasadë, por nuk mund të le qytetarin e Drenasit të jetoj i nëpërkëmbur nga ju dhe soji juaj në këto kohëra të vështira e ku jeni shndërruar në gllabërues e shkatërrues të pamëshirshëm.

Ramiz, për dallim nga ti që nuk mund të dalësh përball fjalës tënde publike, unë i qëndrojë çdo fjalë të thënë në kuvend e jashtë saj, në postime të mija në fb e në shkrime të mija autoriale, në ballafaqim me qytetaret e në debate më studentet, sepse për dallim nga ti Ramiz unë e mbajë kokën lartë aty ku kurrë në jetën tënde ti nuk munde ta ngritesh.

Ramiz, presioni ndaj zonjës në fjalë ishte evidente që nga fillimi (për ketë kam dëshmi dhe faktet të cilat do i publikoj në vazhdim) dhe atë e ka dëshmuar edhe ajo personalisht në intervista me Klan Kosova. Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (Lobi) kanë reaguar në mbrojtje të zyrtares së Komunës së Drenasit, Zahrie Podrimqaku-Subashi, pasi siç pretendojnë këto organizata, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, i bëri asaj presion për ta larguar nga puna. ( https://insajderi.com/lladrovci-i-beri-presion-zyrtares-k…/… ) , pra, sigurisht edhe ato do ti paditesh për prishjen e rehatisë tende ne pushtetin e Drenasit.

Ramiz, Padite tuaja të pabaza dhe vetëm sa për të hutuar opinionin publik nuk do ta kenë efektin e frikësimit nga unë, sepse unë në politikë nuk jam hy në emër të askujt e nën hijen e askujt por në emër timin e në shërbim të qytetareve. Ramiz, ty ende të mbronë hija prej bronzi, të mbronë ndoshta edhe viktimizimi i përditshëm që bënë thua së gjithë bota është kundër jush, por asnjëherë nuk mund të fshihesh nga e vërteta sepse këtë të vërtetë e kam obligim të ja thamë qytetareve në çdo kohë dhe në çdo moment.

Ramiz, unë nuk jap dorëheqje nga presioni, përkundrazi behëm më i forte dhe me i guximshëm, bëhëm më kërkues në drejtim të së drejtës për qytetaret e mi, prandaj tendenca juaj për të me frikësuar është e kotë. Ta kam thënë edhe në kuvend se viktimizimi juaj nuk do e bind shefin tuaj të ju bëjë kryetar dege, pra edhe ata si gjithë qytetaret janë të zhgënjyer me punën tende. Nejse ato janë çështje tuajat por që janë një argument me shumë për qytetaret.

Çuditërisht Ramiz, pash postimin tuaj për padi kundër meje të publikuar në rrjetin social facebook, dhe nga 12328 ndjekës vetëm 60 pëlqime kishit, natyrisht vetëm ata qe sillen rreth jush, dhe kjo i bien se vetëm 0.004% të kanë perkrahur, pra kaq mbështetje të ka mbetur. Sa për përgjigjet tjera, mjaftojnë komentet e qytetareve qe kishe marrë, natyrisht nëse nuk i shlyeni tani.

Të bashkangjitur gjeni Ankesën Nr.01 112/2 13756 të bërë nga znj.Podrimqaku e cila pretendon se ishte bere presion i vazhdueshëm nga kryetari Lladrovci. (dokumentet tjera do ti dorëzohen gjykatës si dëshmi)

Exit mobile version