Analisti politik dhe themelusi i gazetës “Blic”, Astrit Gashi ka thënë se kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka futur në kurth Kadri Veselin
“Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka qenë shumë i shkathët që ta fus partinë në lojën e tij për tu bërë kryetar i Drenasit”.
“Të shkojë kryetari i partisë odë më odë, sikur të ishte vetë ai, për mua është zbritje e nivelit të tij, e PDK-së”.
“Nuk mund ta pranojë se si Kadri Veseli e sheh si test të tij Drenasin. Nuk është se zoti Veseli e as Thaçi nuk kanë qëndruar për dy javë në Drenas odë më odë, por kjo po ndodh tash”, ka thënë Gashi në Zona B në Klan Kosova.