Site icon PrishtinaPress

Gashi Latifit: Kështu duhet të kundërshtohet Amerika për Asociacionin

Një debat po zhvillohet mes profesorit Blerim Latifi dhe analistit Shkëlzen Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ku po diskutohet për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 marsit në Ohër.

Gashi i tregon Latifit se si duhet të kundërshtohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Asociacionin.

Gashi thotë se ShBA’të që nga fillimi kanë thënë se njohja e ndërsjelltë do të jetë në qendër, ndërsa tani në fund të procesit.

Sipas tij, kjo duhet të kundërshtohet, pasi siç Serbia e ka në dorë njohjen e ndërsjelltë, edhe Kosova e ka në dorë një instrument, siç është Asociacioni.

“A din ku gjërat ndryshojnë, kur SHBA’të e shohin se ti je i vendosur, edhe e ki seriozisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kur e shohin që ti se ki, e po lëshon pe, atëherë normal që ki presion.

Unë mendoj që me shku me qësi qasje i bën dëm vendit. Ata e kanë në dorë një instrument mosnjohjen, por edhe ne e kemi në dorë Asociacionin për me pengu funksionimin e shtetit të Kosovës, edhe kur këtë ta lyp Amerika.

Amerika prej fillimit kur jemi fut në proces ka thonë njohje e ndërsjellët do të jetë në qendër. E tash në fund, jo në fund nuk bon me kon. Po na vjen keq duhet me i thon Amerikës. Por stabiliteti regjional e po na duhet qikjo, leni ju njohjen në fund të procesit, jepja Asociacionin këtyre sepse mu po më vyn për stabilitetin regjional”.

 

 

Exit mobile version