12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Konjufca iu bashkua fushatës linçuese kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se fushata, siç e quan ai linçuese, pas intervistës së dhënë që pasoi me shkarkimin e tij, nuk kishte të bënte me qëndrimet e tij, por me momentet politike në të cilat po kalonte vendi.

“Fushata e egër është bërë kundër Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kësaj fushate i është bashkuar edhe ministri Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ai [Konjufca] ka bërë që debati të shpërthej kështu si ka shpërthyer duke u shërbyer kundërshtarëve të Kryeministri Kurti”, është shprehur Gashi, njofton Klan Kosova.

Deklaratat e bëra nga Konjufca në një prej televizioneve kosovare sipas Gashit do të duhej të ishin më të matura.

“Nuk mund të deklarohesh ashtu pa e parë intervistën e plotë duke u bazuar në montazhë. Ishte kundër këshilltarit politik të Kryeministrit Kurti – që më njeh qe një çerek shekulli. Është dashur të jetë më i matur sikur shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që kur iu lëshuan këto inserte që tha se “janë montim, janë disa inserte”. Ai tha se nuk ka nevojë të mbrohet UÇK nga Shkëlzen Gashi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img