Site icon PrishtinaPress

Gashi: Kapja e buxhetit të komunave puç, LDK s’merr pjesë në seanca për shkak të ministrit Murati

Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, në emër të LDK-së tha se nga sot kjo parti nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë e asnjë votim, sepse konsideron se kapja e buxhetit të komunave është puç institucional.

Gashi tha se LDK ndodhet në një situatë që refuzon komunikimin me ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Sjellja e papërgjegjshme e Ministrit të Financave duke tentuar me çdo kusht të marrë buxhetin e komunave, na pamundëson të jemi konstruktiv ne seancat e Kuvendit. Ministri nuk e kupton se ligji për Buxhetin është ligj me karakter të afatizuar vjetor…Prandaj paaftësia dhe qëllimi i tij i keq po na bjen me një situatë ku ne refuzojmë të komunikojmë me të, LDK deklaron se nuk merr pjesë në asnjë seancë, në asnjë votim të marrëveshjeve ndërkombëtare e as në komisione”, tha Gashi.

“Sepse është puç institucional kapja e buxhetit të komunave”, tha ai.

Për këtë çështje sallën e ka lëshuar edhe AAK./PrishtinaPress/

Exit mobile version