Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se e ka dërguar një Draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.
Gashi ka thënë se kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkomëbtarët është Qeveria e Kosovës dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.
“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi./Express/