Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, e ka sfiduar Gabriel Escobarin, të dërguarin e ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, lidhur me mbështetjen e Amerikës për Kosovën kundër Serbisë.
Escobar, në një panel diskutimi në Atlantic Council të mërkurën, nënkuptoi se ShBA-ja nuk e ka mbështetur asnjëherë Serbinë kundër Kosovës.
Por, Gashi thotë se ShBA-ja e ka mbështetur Serbinë së fundmi rreth ngjarjeve në veri të vendit.
Sipas ish-këshilltarit të Kurtit, ShBA-ja ka dal kundër Kosovës dhe pro-Serbinë me qëndrimin e saj për të mos e përkrahur futjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore në objektet komunale.
“Në një intervistë që dha dje bashkë me Lajčák-un për ‘Atalntic Council’, Escobar, tha: ‘Ju sfidoj të më tregoni një rast kur ne e kemi mbeshtetë Sërbinë kundër Kosovës’. Në të njëjtën intervistë, Escobar tha edhe se: ‘Kosova nuk duhet të futet me dhunë në ndërtesat e komunave në veri’. Kjo do të thotë që Kosova t’i lejojë kriminelët sërbë, të mbështetur nga Vučić-i, që të hyjnë në ndërtesat e komunave veriore”, tha Gashi.
“Ja, pra, z. Escobar, ky është një rast kur ju e mbështesni Sërbinë kundër Kosovës”, përfundoi ai.