Avokati i Ministres Albulena Haxhiu, e cila për dy ditë u mor në pyetje në prokurorinë speciale të Kosovës, ka thënë në T7 në emisionin frontal, se ministrja ia ka treguar emrat prokurorit, për të cilët kishte pretenduar në një emision se kanë provuar t’i rregullojnë raportet me ministren, duke lënë vend për dyshime, për qëllimet e tyre.
“Janë dy raste. Deklarata në RTV Dukagjini dhe postimi në ‘facebook. Deklaratën që e ka dhënë në Dukagjin e kanë thirrë në cilësi të dëshmitares. Prokurori ende s’ka hapë hetime. Ajo e ka obligim me i tregu emrat. I ka treguar emrat. Ajo e vërtetë është thënë dhe prokurori s’ka çka me vazhdu më tej.”
Gazetari Mehmetaj, ka insistuar se duhet të tregohen emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nëse ka.
“Tregoni emrat e prokurorëve. Le të tregon se cili është prokurori që e ka thirrë. Jam t’u I dashtë emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që e kanë thirrë” – ka thënë Mehmetaj.