4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: E kemi dërguar në Kushtetuese Ligjin për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

Pas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka dorëzuar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimit të Ligjit aktual të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka shkruar se ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore.

“Grupi Parlamentar i LDK-së kemi depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Tutje, Gashi ka theksuar se drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë.

Ndërkaq, edhe koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda nga PDK, pasi kanë dorëzuar në mëngjes në kushtetuese këtë ligj, ka thënë se ndryshimet në këtë ligj kanë për qëllim ta nënshtrojnë dhe ta kapin Këshillin e pavarur për shërbyes civilë.

“Sot në Gjykatën Kushtetuese e dorëzuam kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin e Ligjit aktual të KMSHCK-së. Ne siç e dini pothuajse në fillim të këtij mandati e kemi kontestu shkarkimin e anëtarëve të këtij Këshilli në Gjykatën Kushtuese dhe kjo gjykatë na ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetues të këtij institucione. Fatkeqësisht ky Ligj i shkel ato përcaktime kushtetuese që i ka bërë Gjykata në atë vendim paraprak prandaj ne sot i kemi kontestu prapë ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img