2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Gashi dyshon te raporti i autopsisë: Besoj se Astrit Dehari është vrarë

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka thënë se nuk i beson raportit të autopsisë sipas të cilit Dehari ka shkaktuar vetëvrasje.
Gashi thotë se arsye shtesë për të mos i besuar këtij raporti është fakti se ekspertëve privatë të angazhuar nga familja Dehari nuk u janë dhënë provat e gjetura në proces.
“Kemi kërkuar për më tepër se 11 ditë, që provat t’iu jepen edhe ekspertëve privatë. Flamur Blakaj nuk ka refuzuar asnjëherë që të na i japë provat. Ai ka qenë i pajtimit që t’iu jepen edhe ekspertëve të pavarur, por kryeprokurori dhe prokurori i çështjes nuk kanë lejuar”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Është e pakuptimtë se si mund t’i besojmë një raporti të autopsisë kur të gjitha provat nuk u janë dhënë ekspertëve të pavarur. Unë dhe familja Dehari nuk mund të besojmë në atë që u tha sot. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, më ka thënë se raportin mund ta marrin edhe prindërit e Deharit, por raportin e kam marrë unë si përfaqësues i familjes. Ky raport është i pabesueshëm, sepse ekspertët e pavarur nuk i kanë pasur materialet për të dhënë versionin e tyre”, thotë Gashi. “Kemi një situatë ku është dëshmuar se shishen ia kanë hequr nga goja të burgosurit e tjerë, dhe në anën tjetër del se në atë shishe nuk ka pasur shenja të gishtave të askujt tjetër. Kemi arsye të besojmë se provat janë kontaminuar. Besoj se Astrit Dehari është vrarë. Po e them qëndrimin tim. Mënyra se si është përshkruar vetëvrasja e tij, është thuajse e pamundshme. Është e pamundshme që dikush të kryejë vetëvrasje me ato mjete”. /Klan Kosova/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img