Site icon PrishtinaPress

Gashi detaje të padëgjuara për Kosharen: U vranë tre ushtarë joshqiptarë të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Xhafer Gashi, ka folur për betejën më të famshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi për Frontal të T7, tregoi disa detaje të padëgjura më parë, respektivisht se si në Koshare humbën jetën edhe tre ushtarë që nuk ishin shqiptar.

“Në mesin e dëshmoreve në Koshare janë edhe tre jo shqiptarë, një është nga Franca, një Italian dhe një vjen nga shteti i Algjerisë dhe aty ishte njëri nga vëllezërit e njërit prej këtyre dëshmorëve.” – tha ai.

Ish-komandanti i UÇK-së këta tre dëshmorë joshqiptarë ishin vullnetarë.

“UÇK-së këta ushtarë i janë bashku vullnetarisht, ka pas edhe të tjerë, këta ishin në luftën e Kosovës nga vullneti i mirë, meqë shihnin padrejtësinë që bëhej mbi popullatën civile, ka gjithashtu plotë njerëz që luftojnë për popuj tjerë që iu bashkohen në luftën për lirinë” – shtoi ai.

Exit mobile version