Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar deklarimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dëmi i këtij deklarimi të Kurtit do të jetë shumëdimensional.
“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional”, shkruan Gashi.
Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur hapur për zgjedhjet në SHBA.
Përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Amerikës, që ta votojnë për demokratin Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.
Sipas tij, një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.