1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Burgu ku vdiq Astrit Dehari ka hyrje-dalje sekrete

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku u mbajt Astrit Dehari, ka hyrje-dalje sekrete në Polici.

Gashi ka thënë se hyrja-dalja sekrete është në mes ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit dhe Policisë në Prizren.

“Ka hyrje-dalje sekrete nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në ndërtesën e Policisë, aty ku janë kryer hetimet e ashtuquajtur e vërteton edhe deklaratën e nënës së Deharit që Astriti ka deklaruar se po e dërgojnë natën e po e marrin në pyetje”, ka deklaruar ai në një intervistë për InDoks.

Astrit Dehari ishte mbajtur më shumë se 70 ditë në një qeli në burgun e Prizrenit i dyshuar si i përfshirë në sulmin e cilësuar terrorist kundër Kuvendit të Kosovës.

Për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit në burg tashmë ka nisur edhe një hetim. Shumë pak detaje i di publiku.

Shumë pak dokumente madje i janë dhënë edhe familjes së viktimës.

Prokuroria Speciale tash po e heton këtë rast. Krejt hetimi u rinis pas që një raport i jashtëm i porositur nga familja, që kur edhi në Kosovë pati probleme serioze me përkthim, e lë të hapur mundësinë që Dehari të jetë vrarë në burg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img