7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Abazi demantoi veten po atë ditë, prokurori nuk më la ta marr në pyetje dhe po dëmton rastin

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin DPT te Fidani se prokurori që ka marrë në pyetje Haki Abazin nuk e ka lënë të jetë i pranishëm kur është marrë në pyetje për aludimet e tij se ka video për zhdukjen e mostrave të rastit të Astrit Deharit.

Ai po ashtu thotë se nuk i beson Abazit për ato që ka thënë.

“Prej javës të kalume kur Haki Abazi ka fole atë që ka folë në Kuvend ka nxit interesim të amdh për media dhe qytetarët, ai tha gjëra që për mua janë kryesisht shumë të pabesueshme duke aluduar se nuk i ka prokuroria”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu ka shtuar se prokurori i rastit po e dëmton rastin duke mos lënë transparencë.

“Pastaj kam bërë kërkesë që të merret në pyetje. Pastaj u bë me dije nga prokuroria speciale që ai të merret në pyetje. Ditën e sotme ka vendosur që të mos jem prezent si përfaqësues i familjes Dehari. Duke e ditur stilin e prokurorit është paksa e pritur. Sepse ndoshta qe ka ditur që do të bëjë pyetje ndaj dëshmitarit. Besoj që prokurori faktikisht po dëmton rastin. Kam kërkuar sqarim me shkrim se për çfarë arsye nuk ka lejuar”, shtoi ai.

Gashi tha se Abazi vet i demantoi ato që tha në Kuvend në kohën kur u paraqit në emision.

“Aludimet që i tha i demantoi vet atë ditë në prokurori”, përfundoi Gashi. /Gazeta Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img