Barcelona ka triumfuar 2-0 në udhëtim te Las Palmas në kuadër të javës së 25-të në La La Liga.
Las Palmas ia bëri gjërat e vështira skuadrës katalunase në 45 minutat e parë, duke ua rrezikuar portën disa herë.
Mirëpo, edhe Barcelona kishte rastet e saja, por pa arritur t’i konrektizonte atë.
Atë që nuk e bëri në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e bëri në të dytën.
Lamine Yamal e gjeti për mrekulli Dani Olmon, që realizoi golin e epërsisë për Barcelonën në minutën e 62-të.
Ferran Torres e vulosi fitoren e skuadrës katalunase, kur shënoi në minutën e 90+5-të me asistimin e Raphinas.
Me këtë fitore, Barcelona është lidere në La Liga me 54 pikë, një më shumë se Atletico dhe tri më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.
Standings provided by Sofascore