Qytetarët e Kosovës votuan të dielën kandidatin e tyre të preferuar i cili do të udhëheq për katër vitet me komunën që jetojnë.
Disa komuna veçse kaluan në këtë raund, ndërkohë që janë komuna të tjera të cilat do të shkohet në balotazh.
Sipas rezultateve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), garë e ngushtë po zhvillohet mes kandidati të Vetëvendosjes, Alban Hyseni dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.
Alban Hyseni mori besimin e 17 mijë e 693 mijë qytetarëve(44.41%), ndërsa Lutfi Haziri mori 17 mijë e 517 vota(43.97%).
Partia e tretë më vota renditet PDK. Kandidatja e kësaj partie për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e pasuar nga Nazim Gagica i AAK-së.