Site icon PrishtinaPress

“Garë e fortë”, Uk Lushi ironizon me zgjedhjet në VV, thotë se kjo parti po bëhet klub privat i Kurtit

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka komentuar zgjedhjet e brendshme që Vetëvendosje po i mban sot.

Ai tha se “intelektualët dhe akademikët e VV-së” nuk e thanë asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës, derisa shton se ata po vazhdojnë të mbështesin kultin.

“Garë e fortë demokratike sot për të zgjdhur kreun e ri të VV-së. Intelektualët dhe akademikët e VV-së hiç asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës. Vazhdojnë të mbêshtesin kultin, ndonëse shkollat dhe doktoratat nuk i kanë kryer as në Kore të Veriut, as në Kinë dhe as në Kubë. Turpi bie mbi intelektualët dhe akademikët e VV-së që po heshtin. VV duhet të këtë qarkullim demokratik edhe në ndërrimin e njeriut të parë ose është klub privat i Albin Kurtit”, ka shkruar Lushi./Prishtinapress/

Exit mobile version