Site icon PrishtinaPress

Garë e ashpër për Këpucën e Artë të Evropës

Gara për Këpucën e Artë të Evropës edhe këtë sezon vazhdon të jetë interesante.

Emra të njohur të skuadrave të mëdha të Evropës, po sfidojnë njëri-tjetrin për golashënuesin më të mirë në Evropë.

Pas pjesës së parë të sezonit, Është Lionel Messi që kryeson renditjen me 32 pikë, ku ka shënuar 16 gola me Barcelonën në La Liga.

Menjëherë pas Messit, renditet Cristiano Ronaldo, që tani është pjesë e Juventusit në Serie A.

Portugezi e ka nisur mirë aventurën në Serie A, duke shënuar 14 gola.

Pikë dhe gola të njëjta me Ronaldon kanë edhe Harry Kane i Tottenham Hotspur dhe Pierre Emerick-Aubameyang i Arsenalit.

Renditja vazhdon me Kylian Mbappe, Krzysztof Piatek, Nicolas Pepe dhe Mohamed Salah, që kanë shënuar nga 13 gola.

Renditja për Këpucën e Artë të Evropës:

Lionel Messi | Barcelona | 16 gola

Cristiano Ronaldo | Juventus | 14 gola

Harry Kane | Tottenham | 14 gola

Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 14 gola

Kylian Mbappe | PSG | 13 gola

Krzysztof Piatek | Genoa | 13 gola

Nicolas Pepe | Lille | 13 gola

Mohamed Salah | Liverpool | 13 gola

Exit mobile version