Emra të njohur të skuadrave të mëdha të Evropës, po sfidojnë njëri-tjetrin për golashënuesin më të mirë në Evropë.
Pas pjesës së parë të sezonit, Është Lionel Messi që kryeson renditjen me 32 pikë, ku ka shënuar 16 gola me Barcelonën në La Liga.
Menjëherë pas Messit, renditet Cristiano Ronaldo, që tani është pjesë e Juventusit në Serie A.
Portugezi e ka nisur mirë aventurën në Serie A, duke shënuar 14 gola.
Pikë dhe gola të njëjta me Ronaldon kanë edhe Harry Kane i Tottenham Hotspur dhe Pierre Emerick-Aubameyang i Arsenalit.
Renditja vazhdon me Kylian Mbappe, Krzysztof Piatek, Nicolas Pepe dhe Mohamed Salah, që kanë shënuar nga 13 gola.
Renditja për Këpucën e Artë të Evropës:
Lionel Messi | Barcelona | 16 gola
Cristiano Ronaldo | Juventus | 14 gola
Harry Kane | Tottenham | 14 gola
Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 14 gola
Kylian Mbappe | PSG | 13 gola
Krzysztof Piatek | Genoa | 13 gola
Nicolas Pepe | Lille | 13 gola
Mohamed Salah | Liverpool | 13 gola