Në “Turk Telekom Arena”, klubi i madh turk Galatasaray i ka prezantuar nëntë blerjet e fundit të këtij afti kalimtar veror.
Gjithsej 15 lojtarë ka afruar klubi nga Stambolli këtë afat kalimtar veror, pesë prej të cilëve në formë huazimi.
Ndër afrimet më të bujshme janë emra Florin Andone nga Brighton, Mario Lemina nga Southampton, Steven Nzonzi nga Roma, Emre Mor nga Celta Vigo dhe afrimi i Radamel Falcao nga Monaco.
https://twitter.com/frk_ys/status/1169308532489015296
Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme në epiqendrën e Turqisë, ku mijëra tifozë e pritën ditën e parë, e mijëra të tjerë kanë mbushur shkallët e stadiumit, ku u bë një prezantim gjigant nga klubi turk.
Plot 25 mijë tifozë kanë parë nga afër këtë prezantim legjendar për ta.
https://twitter.com/sporcope/status/1169306175667675136