1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Garancia për lirim me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, flet drejtori i Policisë së Kosovës

Lidhur me garancinë për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se i janë përgjigjur Gjykatës Speciale në të gjitha pyetjet për aq sa kishim kompetenca.

Mehmeti ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka ndonjë detyrë nga Gjykata Speciale në kuptim të hetimeve, sepse ato i zhvillon Prokuroria, duke mos dhënë më shumë detaje rreth kësaj.

“Ne iu kemi përgjigjur Gjykatës Speciale në të gjitha kërkesat që i ka bërë. Natyrisht kërkesat që i ka bërë Gjykata Speciale ndaj Policisë së Kosovës janë të natyrës konfidenciale që nënkupton që nuk mund të flas për detaje, por ajo çka mund të iu konfirmoj është se Policia e Kosovës i është përgjigjur Gjykatës Speciale në të gjitha pyetjet që janë shtruar dhe do t’i përgjigjet jo vetëm Gjykatës Speciale por cilësdo prokurori, dhe cilësdo gjykatë qoftë të vendit, qoftë ndërkombëtare për aq sa ka kompetenca”, tha ai për EO.

“Ne nuk kemi ndonjë detyre nga Gjykata Speciale në kuptim të hetimeve apo të ngjashme ato i zhvillon prokuroria kështu që Policia ka marrë disa kërkesa dhe në ato kërkesa është përgjigjur”, tha Mehmeti.

Dhomat e Specializuara me 8 tetor të vitit të kaluar kërkuan nga Policia detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img