Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjobitur dy shoferë për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit, janë hasë në aksin rrugor Mitrovicë –Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
“Ndaj kundërvajtësve shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, njoftoj polcia.