-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gara: Në Serbi janë 16 varreza masive, 5 të konfirmuara

Në Serbi janë diku deri 16 varreza masive, pesë prej të cilave të konfirmuara, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit. Ai ka shtuar se kanë bërë kërkesë zyrtare për fillimin e gërmimeve te pala serbe në lokacionet e reja e në disa që thotë se nuk e konsiderojnë se ka përfunduar puna, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Madje, tha se kanë bërë kërkesë edhe për disa vende, por që nuk mund t’i bëjë publike.

Nga të dhënat zyrtare të tyre që kanë qenë publike është potencuar fakti se janë diku deri 16 varreza masive, pesë të konfirmuar deri më tani. Janë adresuar në formën e kërkesave zyrtaret për palën serbe për të filluar gërmimet në këto lokacione, apo për të caktuar datat për të vazhduar në lokacionet e pa përfunduara. Përkundër faktit që pesë varreza masive, përfshirë Batanicën, Petrovosellen, Beruzha, së fundmi Rashka do me thanë në lokacionet Rudnicës dhe Kizhevak, lokacionet si Batanica dhe Petrovosello mbesin lokacione të pa përfunduara për ne. Ka edhe një sërë lokacionesh ku për momentin nuk mund t’i bëjë publike, por mund t’i konfirmojë që janë të adresuar në formën e kërkesave zyrtarëve për palën serbe”.

Për të vazhduar gërmimet, thotë ai duhet koordinim i plotë me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që t’i bëhet presion Serbisë që të fillohet me punë.

Ai pohon se në këtë drejtim do të ndihmonin shumë edhe të dhënat nga arkivat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të ish-ushtrisë Jugosllave dhe arkivat e Ministrisë së Brendshme pra të ish-policisë serbe për periudhën e luftës.

“Nga përvoja e deri më tanishme duke i’u referuar këtyre pesë varrezave masive të hapura në territorin e Serbisë, konfirmon që në raste të tilla sigurisht duhet dhe do të vazhdojmë që të jemi në koordinim të plotë edhe me partnerët ndërkombëtar me që nga përvoja është konfirmuar që vetëm një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare ndaj palës serbe, ndaj institucioneve në Beograd ne mund të kemi më shumë rezultate në këtë proces qoftë në kuptim të ofrimit të informatave nga arkivat e tyre apo edhe në kuptim të lejimit të gërmimeve vlerësuese në lokacionet e shënjuara ose të markuara në territorin e tyre”.

“Ajo që është esenciale për këtë proces të vërehen në dispoziconi të këtij procesi të dhënat nga arkivat e tyre në mënyrë të veçanti nga arkivat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të ish-ushtrisë Jugosllave dhe arkivat e Ministrisë së Brendshme pra të ish-policisë serbe për periudhën e luftës. Deri në muajin korrik edhe viteve të fundit kanë vazhduar takimet në nivel të eksperteve, nuk ka pasur takime në kuptim të nivelit të kryetarëve të delegacionit për shkak se Serbia ende nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të kryeministrit të Kosovës për të bërë zëvendësimet e duhura në strukturën e tyre, në këtë rast duke aluduar në kryetarin aktual të komisionit të Serbisë për shkak të kaluarës së tij”.

Ai qasjen e Serbisë e quan politizuese, duke shtuar se për 24 vjet është gërmuar në pesë varreza nga të cilat janë zhvarros dhe riatdhesuar në Kosovë mbetjet mortore ose eshtrat e më shumë se 1 mijë viktimave, raporton EO.

“Në lokacione në territorin e Serbisë, po në përgjithësi qasje e institucioneve të Serbisë kundrejt kësaj çështje mbetet shqetësuese dhe sfiduese. Po them se qasja politizuese e tyre dhe kjo sigurisht ndërlidhet me faktin e mungesës të caktimit të datave për të filluar gërmimet në lokacionin në territorin e tyre, lokacionet tani më të shënjuara, apo për të filluar ose vazhduar gërmime në lokacionet e pa përfunduara. Deri më tani në territorin e Serbisë gjatë këtyre 24 viteve kanë qenë pesë varreza masive të konfirmuara të cilat janë zhvarros dhe riatdhesuar në Kosovë mbetjet mortore ose eshtrat e më shumë se 1 mijë viktimave, kryesisht të përkatësisë etnike shqiptare, viktima të luftës në Kosovë”./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img