Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vendosur flamurin me emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit, ku po mbahet seanca solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Musliu edhe më herët ka vendosur në Kuvend pankarta dhe mbishkrime në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.