Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit për vitin 2022. Në raport është publikuar edhe aktiviteti i deputetëve në Kuvendin e Kosovës për vitin 2022.
Sipas këtij raporti, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka qenë ndër deputetet më aktive të Kuvendit.
Deri më tani, ajo ka bërë gjithsej 52 deklarata në Kuvend.
Më shumë se ajo, vetëm Bekim Haxhiu dhe Abelard Tahiri janë deklaruar nga ky grup parlamentar.