Site icon PrishtinaPress

Ganimete Musliu: Ministri “norvegjez” i Kosovës, Armend Mehaj është mashtrues

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur mashtrues Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas deklarimit të tij se se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Shtetit, tani ka edhe bazë ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve të Kosovës në operacione ndërkombëtare.

Musliu në një postim në Facebook, ia ka rikujtuar Mehajt se nga viti 2013 ka bazë ligjore me të cilën janë rregulluar procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarë ve tanë në operacione ndërkombëtare.

Ajo ka bashkangjitur edhe linkun e ligjit të miratuar në vitin 2013.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut:

MINISTRI “NORVEGJEZ” I KOSOVËS ËSHTË MËSU ME MASHTRUA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paska thënë se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Shtetit, tani ka edhe bazë ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare.

JO tash Minister por qe nga viti 2013 ka bazë ligjore me te cilin janë rregulluar procedurat e dergimit dhe terheqjes se ushtareve tanë në operacione ndërkombëtare.

Sot është bërë vetem plotësim ndryhimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes./Prishtinapress/

Exit mobile version