9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ganimete Musliu me akuza të forta ndaj LVV-së: “Ju i paguani edhe 10 mijë euro me na likfidu”

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu është përplasur ashpër me deputetët e pozitës, teksa po diskutohet për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Musliu pati edhe akuza të forta ndaj partisë në pushtet, teksa iu referua kërcënimit ndaj saj që kishte ndodhur muaj më parë – për çka i akuzuari ishte dënuar me 5 mijë euro.

Ajo iu drejtuar LVV-së se “ju i paguani edhe 10 mijë euro me na likuidu”.

“Sa i përket dhunës ndaj grave, unë jam ajo që jam balllafaqu në Gjykatë me dhunën që e keni nxitë ju, me gjuhën e juaj, me fjalorin e juaj. Sa është dënuar ai njeri që më ka kërcënuar, 5 mijë euro. Po ai njeri edhe ju që jeni këtu i paguani edhe 10 mijë euro me na likfidu krejt, por s’do t’ia arrini. Luftën kundër dhunës ndaj grave nuk e bëj në këtë  mënyrë. Mos i keqpërdorni vuajtjet e popullit” – tha Musliu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img